Plagosi policen Nuka me kapsollë, momenti i shoqërimit të të dyshuarit (VIDEO)


Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e shoqërimit të autorit të dyshuar të plagosjes së efektives së “Shqiponajve”, Ina Nuka, që aktualisht ka udhëtuar drejt Turqisë për mjekim të specializuar.

Shërbimet e Policisë Tiranë identifikuan dhe kapën në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka.

Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Baby Boo