Plagosi infermieren në krye të detyrës/ 36-vjeçari e qëlloi me thikë pasi


Në qendrën shëndetësore në fshatin Kadipashaj të Lushnjes ka mbetur varur vetëm përparja e infermieres. Rajmonda Trifoni është shtruar në spital, me plagët e thikës që mori në krye të detyrës. Mbrëmjen e së martës infermierja 59 vjecare ishte në shtëpinë e familjes Mbrica për t’i bërë injeksionin nënës së Altin Mbricës përballë qendrës shëndetësore. Nuk dihet në ç’rrethana, por sapo infermierja ka dalë nga shtëpia, djali i pacientes së saj e goditi me thikë pas shpine. Infermierja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.

Baby Boo