Plagoset një person në kazermën “Ilinden” në Shkup


Gjatë ditës së djeshme në kazermën e Ilindenit në Shkup është plagosur 45-vjeçari B.T. nga Zletova. Nga MPB njoftojnë se i njëjti është transferuar në spitalin “8 shtatori” për ndihmë mjekësore, ndërsa plagosja sipas tyre ka ndodhur gjatë pranim-dorëzimit të ndërrimit dhe kontrollimit të armës.

“Sipas raportimit, ai ka pësuar lëndim gjatë dorëzimit të turnit dhe kontrollit të armës nga një person tjetër ushtarak, kur arma ka qëlluar në dysheme dhe një pjesë e dyshemesë e ka goditur në këmbë. Nga ana e Policisë Ushtarake është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e këqyrjes ka kryer kontroll një ekip nga SPB-Shkup”, thonë nga MPB./TV21/

Baby Boo