Plagoset një grua me armë zjarri në një dasmë në Tetovë


Një grua është plagosur në dorën e majtë me armë zjarri derisa ka qenë në dasmë në oborrin e një shtëpie në Tetovë, ndërsa një person tjetër në polici ka denoncuar se xhami i parmë i automjetit të tij është dëmtuar prej amës së zjarrit pas pikës pagesore në Tetovë, kur pranë tij ka kaluar një kolonë me automjete, transmeton Medial.mk.

Policia kumtoi se mbrëmë rreth orës 21:50 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë nga Qendra Klinike – Tetovë është denoncuar se tek ata është sjellë F.A. (53) nga Tetova me plagë në krahun e majtë e shkaktuar prej armës së zjarrit. Ajo derisa ka qenë në dasmë në oborrin e shtëpisë në rrugën “Pollogu” në një moment është ankuar për dhimbje, me ç’rast prej njërit prej të pranishmëve është transportuar në Qendrën Klinike në Tetovë.

Dje pasdite, rreth orës 15:20 përmes telefonit në Sektorin policor Kamenjan A.R. (27) nga f. Bogojc i Strugës ka denoncuar se duke lëvizur me automjetin motorik “BMV” me targa të Austrisë në autostradën Tetovë – Gostivar pas pikës pagesore Tetovë ku ka kaluar një kolonë dasmore ka dëgjuar të shtëna armësh. Më pas e ka parmë se xhami i parë është dëmtuar prej armës së zjarrit. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Tetovë. Policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo