Plagosen dy persona në Prishtinë


Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Baby Boo