Plaçkitje në një bastore në Tetovë, janë marrë mbi 14 mijë denarë


Diku rreth 14 mijë denarë janë marrë gjatë një plaçkitje që tani për tani një autor i panjohur, i maskuar dhe i armatosur me armë e ka kryer mbrëmë në bastoren e sportit në rrugën “Ilindeska” në Tetovë informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij plaçkitja ka ndodhur rreth orës 21 ku në objektin, pronësi e M.E (38) nga Tetova, ka qenë vetëm një e punësuar. I panjohuri duke u kanosur dhe armën nga sirtari i arkës ka marrë 12 mijë e 420 denarë si edhe 2.000 denarë që gjendeshin në çantën e të punësuarës. Me paratë e marra nga sirtari i panjohur me shpejtësi ka dalë nga bastorja dhe me biçikletë e ka braktisur vendin.

Polica ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorit.

Baby Boo