Plaçkitje në barnatore, me pistoletë iu kërcënua të punësuarës


Një burrë i armatosur me pistoletë plaçkiti mbrëmë barnatoren rreth orës 21 e 30 minuta në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, njoftoi sot MPB.

Nga policia theksojnë se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Fevruarski pohod”, ku personi kah fundi i turnit është futur në barnatore. Plaçkitësi i ka marrë të hollat, të cilat i kishin pasur si fitim ditor.

Tani për tani nuk ka informacione se vjedhësi a ka qenë vetëm dhe sa është shuma e parave të vjedhura.

Nga MPB thonë se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rrastit.

Baby Boo