Pla*çkitja spektakolare, 28-vjeçarja vo*dhi 8 milionë euro në Gjermani – miqtë e saj shokohen me veprimin e Jasmin Gundogan


Policia gjermane është akoma në kërkim të Jasmin Gundogan, 28-vjeçares nga Bremeni – që gjatë 21 majit nga kompania e sigurimit që merrej me transportimin e shumave të majme të parave, ka vj*edhur 8 milionë euro.
Policia së fundmi ka publikuar fotografinë e saj, e mediat gjermane prej atëherë nuk kanë të ndalur duke hulumtuar jetën misterioze të kësaj femre.

E disa detaje për jetën e saj i ka zbuluar një mik i shkollës, që për Bild tha se si fëmijë Jasmin ka pasur dëshirë të jetë e pasur dhe e bukur.
Por kjo ëndërr e saj a e ka bërë atë haj*neshë? Është e mundur.
“Të gjithë kemi menduar që nuk është aq e mençur”, ka thënë miku i saj i shkollës.
Por siç shkruan Fenix, Jasmin ishte mjaftueshëm e mençur që të kryer një prej vj*edhje me spektakolare në Gjermani.

Siç raporton Bild, Jasminit i kishte gjetur punën në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje.
Gundogan në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketim dhe transportim të parave. Të premten e 21 majit kishte vj*edhur një kontejner me disa thasë të mbushur me para, dhe më pas kishte marrë pushimin mjekësor.

Zhd*ukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë, e sipas hetimeve më të hershme, kontejneri me numrin 06414 ishte futur në një Mercedes të zi me targa të vj*edhura.
Vetura ishte marrë me qira më 19 maj në lagjen Spandau të Berlinit dhe më pas është dërguar në oborrin e kompanisë që e kishte marrë me qira.

Baby Boo