Plaçkitet shtëpia e El Chekës në Kërçovë


Disa pla*çkitës janë futur sot në një shtëpi në fshatin Tuhin të Kërçovës, me çrast kanë vjedhur stoli dhe gjësende tjera. Marim vesh se bëhet fjalë për shtëpinë e Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka.
Këtë e konfirmon edhe vëllau i tij, Blerim Ahmedi. Ai thotë për gazetën Lajm se është plaçkitur edhe tableti i tij personal. Dyshimet e tij janë se plaçkitjen e kanë bë aktivistë të BDl-së nga fshati Kollarë.

“Duke ndjekur sinjalin e tabletit, kemi arritur ta locojmë atë në fshatin Kollarë. Unë mendoj se janë njerëz të afërt të një funksionari të BDl-së. Pasi ma kanë plaçkitur tabletin, kanë bë dy tentime të futen në profilin tim në facebook. Është e qartë se qëllimi është të thyejnë pavarësinë time”, thekson Blerim Ahmedi.
Rasti është paraqitur edhe në polici, e cila ka dalë në teren dhe për momentin po kërkon afër hekurudhës.

Baby Boo