Plaçkitet pompa e benzinës në Çair


Mëngjesin e sotshëm, rreth orës 04:10, një i punësuar në pompën e benzinës “Makpetrol” në rrugën Kemal Sejfulla në Çair, ka lajmëruar policinë se ka ndodhur plaçkitje, shkruan Fakte. Sipas raportit policor, dy persona të panjohur kanë plaçkitur këtë pompë të benzinës, duke ua marrë çantat me paratë dy punonjësve V.L.(38) dhe S.T.(48).

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e plaçkitësve dhe zbardhjen e plotë të rastit./FAKTE.Net

Baby Boo