Pjesmarrja në konfliktet e huaja, Pajaziti: “Shpërlarje truri” në emër të fesë


Sociologu Ali Pajaziti vlerëson se,  edhe pse ndjeshëm është reduktuar numi i atyre që shkojnë në Siri, ky fenomen vazhdon të jetë shqetësues për vendin dhe rajonin. “Shpërlarja e trurit”, në emër të fesë, rrjetet sociale në të cilat të rinjtë shohin krimet e bëra nga regjimet në Lindjen e Mesme, niveli i ulët i arsimit, janë disa prej arsyeve që çuan qytetarët e Maqedonisë në luftërat në Siri apo Irak thotë ai.
“Zakonisht shkojnë individë të cilët nuk kanë shkollë, nuk janë të avansuar kulturalisht. Nuk ka ndonjë ndikim ekonomia, gjegjësisht finansat që të ketë tërhequr, t’u ketë premtuar diçka në aspektin social, më tepër ka të bëjë me ndjesinë fetare të keqmenaxhuar dhe me një grupim njerëzish të ashtuquajtur “youtube imamët”, pra imam të cilët kanë një botëkuptim radikal dhe të cilët kanë peshkuar në të turbullt”, tha Pajaziti.
Pajaziti thotë se të kthyerit duhet të  të cradikalizohen dhe të risocionalizohen. Por për të  parandaluar radikalizmin, sipas tij,  është e nevojshme dalja në dritë e botëkuptimit të mirëfilltë islamik dhe për këtë teologë të ndryshëm duhet që në mënyrë të përsëritur të edukojnë dhe këshillojnë xhematin e tyre.
“Përderisa islami i vijës së mesme ose botëkuptimi “mainstream” islamik nuk avansohet dhe përderisa istitucionet zyrtare ose komunitetet religjioze zyrtare nuk tregojnë aktivitete të jashtëzakonshme në këtë drejtim për vetëdijësimin e popullatës dhe të komunitetit neve do të vazhdojmë që të kemi ndoshta shumë më pak njerëz të cilët do të marrin rrugën e krizave, siç është kriza në Siri dhe Irak”, tha Pajaziti.
Pajaziti thotë se në Lindjen e Mesme, zhvillohet një luftë që nuk ka të bëjë as me fenë e as me shqiptarët dhe personave të gënjyer apo manipuluar për të marrë pjesë në këtë luftë, duhet t’u qartësohet  se kontributi i tyre nuk do të ishte aspak produktiv.
Baby Boo