Pjesëtari i Hamasit e inçizon vdekjen e tij (VIDEO)


Një video e një militani të Hamasit duke filmuar vdekjen e tij gjatë një sulmi në Izraelin jugor të shtunën e kaluar është shfaqur në mediat sociale. Gjegjësisht, në video shihet dikush duke qëlluar nga një pritë mbi një grup anëtarësh të Hamasit që po kalonin nëpër lagje.

Deri më tani, më shumë se 1,400 njerëz kanë vdekur në Izrael, duke përfshirë 286 ushtarë. Nga ana tjetër, më shumë se 2600 njerëz vdiqën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Mbrojtja Civile Palestineze njoftoi se më shumë se 1000 njerëz janë nën rrënojat në Gaza. Në një deklaratë, mbrojtja civile tha se ekipet nxorrën shumë të mbijetuar nga rrënojat brenda 24 orëve pasi ndërtesat u goditën nga bombardimet izraelite.

Baby Boo