Pjesëtarët e Armatës me rritje të pagave nga nëntori


Pjesëtarët e Armatës nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë, u konfirmua në takimin e djeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministrja Sllavjanka Petrovska me njerëzit e parë të katër sindikatave në Ministri dhe Armatë. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, kjo do të thotë se me pagën e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor, pjesëtarët e Armatës do të kenë rritje të pagës bazë prej 2.000 denarë.

“Armata është garantues i sigurisë së çdo qytetari dhe prandaj për mua si ministre dhe për Ministrinë, avancimi i pozitës së çdo pjesëtari të Armatës mbetet prioritet”, tha ministrja Petrovska. Bëhet fjalë për një shumë për rritjjen e pagave të pjesëtarëve të Armatës, për të cilën ministrja Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave në Ministri dhe Armatë negociuan dhe arritën marrëveshje në prag të miratimit të Ligjit për shërbim në Armatë.

Në takimin në kuadër të dialogut të vendosur, në të cilin me ministren Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave biseduan edhe kryetari i LSM-së, Darko Dimovski dhe këshilltari i kryeministrit për mbrojtje, Dragan Vasilevski, ishte konfirmuar angazhimi i përbashkët për rritje të mëtutjeshme periodike të pagave që do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të standardit të pjesëtarëve të Armatës, thuhet në kumtesë.

Baby Boo