Pjesëmarrësi i Betejës së Koshares: Kjo gjë s’i shkoi në mendje priftit serb që hoqi flamurin kuq e zi

Profesori, Blerim Latifi, që është edhe ish-pjesëtar i UÇK’së dhe pjesëmarrës në Betejën e Kosharës, ka komentuar gjestin e popit serb i cili largoi flamurin kombëtar nga vendi ku u zhvillua beteja.
Ai thotë se vetë fakti që askush e pengoi atë të largonte flamurin, tregon që një kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ekziston duke shtuar se ky ishte qëllimi i gjithë bet*ejës.

Baby Boo

“Ky popi serb që paska hequr flamurin kuq e zi nga gërmadha e karakollit në Koshare, me gjestin e tij të dëshpëruar ka treguar edhe diçka që ndoshta si ka shkuar fare në mendje: aty më nuk ka kufi, pra as njerëz që e ruajnë atë zonë, prandaj kushdo që kalon aty, pa e parë kush, mund të heq e vendosë çdolloj flamuri. Lufta e Kosharës u bë pikërisht për këtë synim, që aty të mos ketë kurrë më kufi. Dhe sigurisht që nuk do të ketë. Siç thotë Fishta: deri sa t’bajnë dritë dielli e hana!”, ka thënë ai.