Pjesë e skandali seksual, kërkohet dorëheqja e Papës


“Një njeri i matur i besueshëm dhe serioz.” Kështu e përshkruajnë të njohurit Carlo Maria Viganon, kryepeshkopin italian që shërbeu si ambasadori i Vatikanit në Shtetet e Bashkuara nga viti 2011 deri në 2016.

Emri i tij ka pushtuar mediat perëndimore pasi kërkoi publikisht dorëheqjen e Papa Françeskut, duke a akuzuar atin e shenjtë se kishte marrë në mbrojtje dijeni kryepeshkopin amerikan Theodore McCarrick, pavarësisht përfshirjes së tij në një sërë skandalesh seksuale.

Kërkesa e shprehur në dokumentin prej 11 faqesh, erdhi si një shuplakë e fuqishme për hierarkinë katolike dhe përpjekjet e tyre për të varrosur të vërtetën rreth McCarrick.

Në letër, Vigano shprehej se Papa Benedikti XVI mori masa ndaj McCarrick në vitin 2009, duke urdhëruar që ai të tërhiqej për një kohë të gjatë, por Papa Francesku zgjodhi ta mbulonte, duke e ngritur në detyre si këshilltarin e besuar.

Nëse është e vërtetë, letra përfaqëson një nga zbulimet më tronditëse që dalin në dritë nga Vatikani. Akuzat se Papa Françesku ishte përpjekur të mbulonte McCarrick shënojnë herën e parë që një papë është implikohet drejtpërdrejt në një skandal seksuale.

Viganò shkruan se i kishte rrëfyer personalisht Papa Françeskut për akuzat ndaj McCarrick, por ai e kishte injoruar.

Baby Boo