Pjesë e një rrjeti kriminal, arrestohen dy shqiptarë në Itali


Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e një rrjeti kriminal. Dy shqiptarët me inicialet S.A., 34-vjec dhe T.E., 33 vjeç u arrestuan pranë shtëpisë në Via Giuseppina, pasi bënin lëvizje të dyshimta.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë dhe drogë, ndërsa kishte kohë që i gjurmonte dhe përgjonte dy shqiptarët.

Hetimet në ngarkim të dy shqiptarëve kishin filluar kohë më parë, nsiur edhe nga precedentët e mëparshëm që ata kishin si dhe lëvizjet e shumta rreth banesave të tyre. Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e Cremonas nën akuzën e trafikut dhe ‘shpërndarjes së drogës’ dhe ‘posedimin e armëve’

Në shtëpinë e S.A,. u gjetën edhe pajisjet që bënin të mundur rritjen dhe përpunimin e lëndëve narkotike pasië sëhtë zbuluar se e kultivonte në banesë.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së 33 vjecarit T.E u gjet 1kg e 200 gr mariuanë e futur në disa bidona plastikë poshtë tavolinës së kuzhinës. Lënda anrkotike ishte e përzier me substanca alkoolike që të shtonin cilësinë e lëndës narkotike.

Baby Boo