PJESË E GRUPIT TË RREZIKSHËM KRIMINAL NGA MALI I ZI, KUSH ËSHTË VAJZA SHQIPTARE QË BASHKËPUNONTE ME 3 VRASËSIT (FOTOT)


Një operacion i rëndësishëm është zhvilluar në Prishtinë që ka çuar në pranga 4 persona, pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal nga Mali i Zi.

Të arrestuarit e kërkuar nga Interpoli akuzohen për vrasje, rrëmbim personash dhe grabitje jashtë vendit. Dy prej të arrestuarve janë nga Mali i Zi, një nga Serbia dhe një vajzë shqiptare e Kosovës.

E arrestuara nga Kosova, është vetëm 23 vjeçe dhe quhet Laureta Zyba. Ajo punon si balerinë në club-et e natës në Kosovë, si pjesë e grupit kriminal.

Bëhet e ditur se operacioni është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, lëndë narkotike, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, dhe një sasi pastash.

DETAJE NGA NJOFTIMI I POLICISË:

Policia gjatë këtij operacioni ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë: M. M.  (1981) mashkull/shtetas i Malit të Zi; J. P. (1988) mashkull/shtetas i Malit të Zi,  S. D.  (1996) mashkull/shtetas i Serbisë dhe L. Z.  (1995) femër/shtetase e Kosovës. Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

17796535_408913876138677_9104564819689405578_n.jpg

15400487_347290132301052_4004373975580255560_n.jpg

12308774_145998025763598_5593837513465537351_n.jpg

11218228_123332901363444_3929561104303075029_n.jpg

Baby Boo