Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në mes të Real Madrid ? Liverpool në Kiev
Shumë aksione, shumë ndërprerje, lëndime të qëllimshme por ende nuk ka gola në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev sonte.
Liverpool ishte skuadër shumë më e mirë në 30 minutat e ndeshjes ku sulmoi vazhdimisht, derisa Salah me Firminon kishin mundësi për të shënuar gola gjatë kësaj pjese.
Por, një ndërhyrje e pakëndshme e Sergio Ramos ku edhe pse pati mundësi që ti shmanget lëndimit të Salah nuk e bëri, e prishi ndeshjen e Liverpool të cilët në minutat në vazhdim vuajtën për të ruajtur këtë rezultat.
Në vazhdim edhe Carvajal u largua nga fusha për shkak se kishte pasur një tërheqje muskulare edhe para ndeshjes.
Mbeten 45 minutat e pjesës së dytë ta vendosin këtë finale por që Liverpool duhet të këndellet dhe të fillojë të luaj përndryshe Real Madrid do ta fitojë edhe këtë finale. /GazetaExpress/