Pishinë e mbyllur në Tetovë, Spasovski: Sot në Tetovë, javën e ardhshme në Kërçovë


Zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë ditës kanë shpërndarë lajmin për fillimin e punimeve për pishinën e mbyllur në Tetovë, për ndërtimin e së cilës punët janë filluar sot dhe pritet që javën e ardhshme për të njëjtin projekt të fillojnë punimet në Kërçovë.

E në nisjen e punimeve morri pjesë edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski. Në fjalimin para gazetarëve, Spasovski tha se nëpërmes këtyre investimeve, Qeveria po tregon se Sporti është njëra ndër shtyllat kryesore dhe paralajmëroi se pishina të mbyllura do të ndërtohen edhe në 13 komuna tjera.

“Është ditë e madhe, filluam projekt shumë të rëndësishëm për ardhmërinë e të rinjve dhe njerëzve dhe sportit. Filluam projekt për ndërtimin e 14 pishinave, projekt nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Qeveria. Investojmë në sport. Jam shumë krenarë që investojmë në sport nëpërmes sistemit të vauçerave, sollëm vendim për arsim fizik që nga klasa e parë, kjo është tregues për qëllimet e ardhshme”, tha Spasovski.

Ndryshe, përpos Tetovës, pishinë të mbyllur do të ndërtohet edhe në Çair, Gostivar, Kërçovë, ndërsa komunat tjera janë në Shtip, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Karposh ,Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisela Voda./TV21

Baby Boo