Pilotë të Kosovës morën pjesë në një garë ndërkombëtare në Serbi


Pesë pilotë të Federatës Aeronautike të Kosovës morën pjesë në fundjavën e kaluar në PreWorld Championship që është mbajtur në Vrsac të Serbisë, njofton kumtesa nga kjo Federatë, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, gara ka qenë shumë e vlefshme për grumbullimin e pikëve që ndikojnë për pjesëmarrje në kampionatin botëror si dhe për ngritjen në ranglistën botërore ku Kosova për momentin gjendet në vendin e 14-të në botë. Ranglistën mund ta gjeni ne faqen elektronike te Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI) http://civlrankings.fai.org/?a=328&ladder_id=4&ranking_date=2018-05-01&

Gara ishte e disiplinës rënie në cak.

Sportistet gjatë rrugës dhe gjatë qëndrimit atje kanë hasur në mikpritje dhe trajtim sikur sportistët e tjerë nga vendet tjera pa hasur në ndonjë provokim apo diskriminim.

Pilotët pjesëmarrës në këtë garë ishin:

Avni Kuçi (AK Shqiponja e Artë)

Halim Musa (AK Prizreni)

Hizdri Gubetini (AK Prishtina)

Petrit Mustafa (AK Prishtina)

Nijazi Gashi (Shqiponja e Artë)

Federata Aeronautike e Kosovës është anëtarë e FAI që nga shtatori i vitit 2015, nga konferenca e përgjithshme në Rotterdam të Holandës.

Baby Boo