Pfizer dhe Moderna nisin testimin e vaksinave kundër variantit të ri të virusit


Kompanitë amerikane për prodhimin e ilaçeve, Pfizer dhe Moderna, janë duke i testuar vaksinat e tyre për të parë nëse ato funksionojnë kundër variantit të ri të koronavirusit, i cili është zbuluar së fundi në Britaninë e Madhe.

“Duke u mbështetur në të dhënat e deritashme, ne presim që imuniteti i nxitur nga vaksina e Moderna-s do të jetë mbrojtës ndaj varianteve që janë përshkruar së voni në Mbretërinë e Bashkuar. Ne do të kryejmë teste shtesë gjatë javëve të ardhshme për ta konfirmuar këtë pritje”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.

Në anën tjetër, kompania Pfizer tha se është duke nxjerrë të dhëna për atë se sa munden mostrat e gjakut të personave të imunizuar me vaksinë që ta neutralizojnë variantin e ri të virusit nga Britania e Madhe. Ndryshe, koronavirusi ka pësuar mutacione edhe më parë dhe të dyja kompanitë kanë thënë se kanë zbuluar që vaksinat kanë funksionuar kundër varianteve tjera të virusit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Deklaratat e këtyre dy kompanive e pasqyrojnë shqetësimin në rritje në nivel botëror për një variant të ri të koronavirusit që është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët ende nuk janë të sigurt për rëndësinë dhe ndikimin e këtij mutacioni. Sidoqoftë, disa shtete tashmë kanë vendosur kufizime për udhëtimin e britanikëve në territoret e tyre për shkak të frikës nga varianti i ri i virusit.

Baby Boo