Pezullimi i dekretit të Thaçit, ministri Reka: Kushtetua është shkeluar nga ai që nuk e priti emrin e mandatarit


Ministri i Integrimeve në Qeverinë Kurti, Blerim Reka, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese aprovoi kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për masë të përkohshme lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm.

Sipas Rekës në Kushtetutë nuk shkruan se për sa ditë, partia e parë duhet të dërgojë emrin e mandatarit, këtë mund ta bëjë Kuvendi me ndryshimin e Kushtetutës, shkruan Reporteri.net

“E në kushtetutë, nuk shkruan se për sa ditë, partia e parë duhet të dërgojë emrin e mandatarit. Këtë mund ta bëjë vetëm Kuvendi, me ndryshimin e kësaj Kushtetute, ku do të caktojë këtë afat”, ka thënë ndër të tjera Reka.

Reka theksoi se Kushtetua nuk është shkelur nga ai që do të duhej ta dërgonte emrin e mandatarit, por nga ai që nuk e priti dërgimin e emrit të mandatarit.

Postimi i plotë:

Kushtetuta nuk është roman

Gjykata Kushtetuese e konfirmoi atë që botërisht dihej: nuk mund të krijohet vullnet politik, duke shkelur kushtetutën. Ashtu, siç nuk ngritet shtëpia mbi themele të dyshimta, as nuk formohet qeveria me shkelje të kushtetutës.

Gjykata vetëm konfirmoi, se nuk mund t’i jepet mandati partisë së dytë, pa e refuzuar e para. E kushtetuesja, nuk gjeti provë, se e para këtë e kishte refuzuar! Fundja Gjykata Kushtetuese nuk e shkruan kushtetutën. Ajo vetëm vlerëson, nëse ajo shkelet.

Norma kushtetuese nuk është roman, që nga kritikët letrarë analizohet me pytejen se: “çka ka dashtë të thotë autori”? Ajo vetëm zbaton ate që e ka shkruar “autori”. Jo, siç ne e kuptojmë, por siç e thotë norma kushtetuese. Ajo, nuk e interpreton kushtetutën siç e don, por vetëm siç e ka shkruar kushtetutëdhënësi. E në kushtetutë, nuk shkruan se për sa ditë, partia e parë duhet të dërgojë emrin e mandatarit. Këtë mund ta bëjë vetëm Kuvendi, me ndryshimin e kësaj Kushtetute, ku do të caktojë këtë afat.

Deri sa nuk ka afat të tillë, kushtetuta nuk është shkel nga ai që duhej të dërgonte emrin, por nga ai që nuk e priti dërgimin e emrit të mandatarit. Më qartë se kaq nuk shkon.

Nëse, prap nuk e kuptoni, lexoni Kelsenin – “babën” e konstitucionalizmit.

Baby Boo