Petliçkovski: “Nuk planifikojmë të shtrëngojmë masat”


Masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në transportin publik, objektet shëndetësore, farmacitë dhe ambientet për kujdesin e të rriturve dhe personave me aftësi të veçanta mbeten të vlefshme.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski dje në një paraqitje tha se në këtë moment nuk kemi ndonjë presion të madh në sistemin shëndetësor.

“Edhe pse numri i rasteve me Covid-19 po rritet me shpejtësi, pak njerëz shkojnë në spital dhe një përqindje akoma më e vogël e tyre kanë ecuri të rëndë të sëmundjes. Duke pasur parasysh se presioni në sistemin tonë shëndetësor nuk është serioz, nuk planifikojmë të shtrëngojmë masat”, tha Petliçkovski.

Baby Boo