Peshku i madh i politikës me sytë drejt humnerës


Urim SALIHU

Thonë se ishte në Ohër deri priste verdiktin, priste më saktë dënimin ndaj tij.Sytë drejtuar nga thellësitë e liqenit perlë,shikonte troftën e vogël sepse peshku i madh ishte vetë ai.Kënga e bukur e mjelmave ka mbaruar.Zëri i saj dëgjihet në korridoret e burgut .

Dikur shikonte drejt lartësive , qiellin e pafund të pushtetit absolut që kishte ,por tashmë ai duket krejtësisht i braktisur me guximin që nuk e ka më, meurdhërat që poashtu si ka më dot.Por guximin ua dha atyre që dënojnë.Kjo është pikënisja e një sistemi drejtësie që nis e dënon peshqit e mëdhenj.Matanë janë portat e burgut të hapura, të mbushura plot me njerëz të dënuar nga qeverisja e tij.

Tani mbase i bashkon e njëjta qeli që proporcionalisht në vitet e dënimit s’ështëe njejtë sepse dy vite s’janë shumë, por ideja e humbjes së lirisë personale nuk ka cmim.

Gruevski s’është i vetëm që duhet ta ketë shikimin drejt humnerës.Ka plot.është një zinxhirë që ka nisur të këputet.Fatkeqësisht Gruevski sot e pa se vetëm një grusht njerëzish kishin dalë pranë vendit ku përcaktohej dënimi i tij.Sa njerëz ai i bëri me pushtet, me forcë, me cdo gjë.Përse t’a kenë braktisur?!.Shihni edhe ju të tjerët sa keq të braktisin në fund ,shihni sepse gjyqi nuk është vetëm për një njeri, por të tjerë presin rradhën.

Baby Boo