Peshkopi i infektuar serb e përhap koronavirusin në varrimin e patriarkut Irinej


Ipeshkvi serb David i Krushevac shërbeu në funeralin dhe liturgjinë në varrimin e patriarkut Irinej në Serbi duke e ditur se ishte i infektuar me koronavirus. Ai nuk mbantee maskë mbrojtëse dhe kështu shkeli nenin 248 të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive në Serbi, që parasheh dënime nga gjoba e deri në tre vjet bu*rg shkruan “Nova.rs”.

Për ata që nuk respektojnë rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, ligji në Serbi thotë: Kushdo që, gjatë një epidemie të një sëmundjeje të rrezikshme ngjitëse nuk vepron në përputhje me rregulloret, vendimet ose urdhrat që përcaktojnë masat për shtypjen ose parandalimin e saj do të dënohet me gjobë ose me burgim për një periudhë jo më shumë se tre vjet.

Pas varrimit të Irinejt peshkopi serb David Krushevac u shtrua në spitalin “Dragisha Mishoviq”. Megjithëse kisha bëri thirrje për respektimin e masave epidemike, në këtë rast, ato nuk u respektuan.

Me shërbimin që peshkopi Krushevac e bëri në këtë varrim, i infektoi disa të pranishëm, ndërsa u ngrit pyetja nëse ai do të dënohej dhe në çfarë mënyre do të dënohej. Deri më tani, pesë klerikë të Kishës Ortodokse Serbe peshkopi Milutin i Valjevës Metropolitani Amfilohije, peshkopi i shkarkuar Artemije, murgesha Nina dhe patriarku Irinej kanë vdekur nga koronavirusi.

Baby Boo