Peshev: “Gjendja me energjinë elektrike është alarmante”


Është alarmante gjendja me furnizimin me energji elektrike për kompanitë në vend, njoftoi në konferencën e sotme për media Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë.“Çmimet e rrymës në bursat botërore janë rritur deri në 250 euro për megavat për orë, që është një rritje prej pesë deri në shtatë herë dhe akoma më alarmues është fakti se nuk ka njoftime se ky çmim do të ulet në kohën e duhur. Çmimi i të ardhmes po rritet, ndërsa dimri nuk ka ardhur ende si duhet, që nuk do të thotë se nuk do të jetë i gjatë”, shpjegon Peshev.

Ai thotë se kompanitë anëtare të Odës, qysh në fillim të tetorit kanë filluar të bëjnë të ditura shqetësimet e tregtarëve po i ndërpresin kontratat e furnizimit dhe po u ofrojnë kontrata të reja me çmime drastike më të larta dhe afate më të shkurtra. Menjëherë pas kësaj, pothuajse të gjitha kompanitë u ankuan se u ndërprenë kontratat dhe se u ofroheshin të reja me çmime tre, katërfish apo edhe pesëfish më të larta.

“Me datën 8 tetor kemi thirrur një mbledhje urgjente në Odë me të gjitha palët e interesuara, gjegjësisht ESM, MEPSO, Komisioni Rregullator i Energjisë dhe kemi dëgjuar shumë informacione shqetësuese prej tyre. Rregullatori na tha se nuk ka asnjë mekanizëm me të cilin tregtarët mund të zgjasin kontratat e tyre me kompanitë dhe se e vetmja gjë që mund të bëhet është heqja e licencave të importit, gjë që është e papranueshme, pasi energjia elektrike do të duhet të sigurohet nga tregu i lirë dhe atje çmimet janë krejtësisht të paparashikueshme, por edhe kompanitë e vogla nuk mund të performojnë në atë treg, domethënë atje do të jenë krejtësisht të padukshme. Për tregtarët që nuk i përmbushin kontratat, kompanitë nga rregullatori janë dërguar në procedurë gjyqësore, që për ta është krejtësisht e papranueshme sepse ato procese janë shumë të ngadalta, dhe situata është urgjente”, tha Peshev.

Në takim u konkludua që të kërkohet nga shteti rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike, përmes prokurimit të thëngjillit për TEC Manastir, si dhe aktivizimi i TEC Osllome, i cili operon me mazut.

Baby Boo