Pesë vjet nga vr*asja e 4-vjeçarit Almir Aliu (VIDEO)


Një pesë vjetor i dhimbshëm për familjen Aliu nga Kumanova, por edhe për të gjithë shqiptarët. Më 26 qershor 2016, Almiri 4 vjeçar dhe familja e tij u go*dit për vde*kje nga Boban Iliq, para Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë. Zënka mes familjes Aliu dhe Iliq, kishte nisur brenda këtij institucioni shëndetësor. Ata nuk ishin njohur më parë. Inc*identi ishte momental, për shkak se Sedati ia lëshoi rendin një gruaje më të moshuar dhe kjo gjë e kishte nervozuar Iliqin i cili po priste në radhë me të dashurën e tij. Por kon*flikti nuk kishte përfunduar me kaq.

Iliqi nervozën e tij e kishte shprehur jashtë objektit, i cili e merr veturën e tij dhe me shpejtësi të madhe go*det familjen Aliu, ndërsa pl*agë më të fuqishme mori i vogli Almir. Trupi i tij i brishtë provoi të jetonte edhe një javë tjetër pas aksi*dentit, mirëpo më 1 korrik ju dorëzua vd*ekjes dhe një ditë më vonë, më 2 korrik ai u va*rros, në varrezat e qytetit. E gjithë ndodhia e këtij rasti ishte filmuar nga disa kamera të sigurisë së rrugës dhe momentin që ato pamje u bënë publike, në opinion shpërtheu nervozë dhe revoltë e madhe ndaj vr*asësit.

Por, videoja nuk ishte e rëndësishme për institucionet gjyqësore, pasi Iliq ndiqej për veprën “vr*asje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës në “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Kurse gjykata dy herë radhazi e dënoi atë me dë*nim minimal, prej 6 vitesh. Por, duke mos u mjaftuar me kaq, dënimi vr*asësit Iliq, ju ulë edhe dy vite të tjera, duke bërë që ai të vuaj bu*rg vetëm 4 vite. Ndërsa, familjarët e Almirit, babai i vogëlushit Sadat Aliu u dë*nuan me 6 muaj bu*rg, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj. Për të njëjtin rast, ishte i ak*uzuar edhe Bojan Iliqit, vëllaut të Boban Iliqit,pasi edhe ai ishte i përfshirë në dh*unë , por Prokuroria e Kumanovës vendosi që t’ia tërheq akuzat, të cilat e ngarkonin për vepër penale “dhu*në”.

Nga vendimi i parë kishte pasur reagime dhe vërjetje të shumta, gjë që bëri që rasti të kthehej nga e para, por as në herën e dytë nuk ndryshoi asgjë dhe u shqiptuan po të njëjtat dë*nime.
Për këtë rast, shumë herë u organizuan edhe pr*otesta, për të kërkuar drejtësi për Almirin, por të njëjtat nuk ndryshuan asgjë për familjen Aliu.

Baby Boo