Pesë të vdekur dhe 285 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 285 raste të reja me Coronavirus në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe nga virusi Covid-19 kanë humbur jetën pesë persona, teksa janë shëruar 260 të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.686 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Baby Boo