Pesë të sapoinfektuar, shtatë të shëruar dhe ja sa të vde*kur nga Kovid-19 në Kërçovë


Pesë të sapoinfektuar shtatë të shëruar dhe një i vde*kur është bilanci i sotëm i Kovid në Kërçovë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me KOVID-19 në këtë komunë arriti 225 persona prej të cilëve 125 janë aktivë 90 të shëruar ndërsa dhjetë kanë vde*kur.

“Sot i kemi pesë persona të sapoinfektuar dhe të gjithë mjekohen në kushte shtëpiake nën mbikëqyrjen e mjekut amë dhe kuptohet se janë në izolim. Janë edhe shtatë të shëruar por për fat të keq, sot një paciente e moshës 80-vjeçare e humbi betejën me koronavirusin” informoi dr. Xhabir Bajrami anëtar i Shtabit komunal të krizave.

Ai bën apel që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje të dhëna prej institucioneve kompetente shëndetësore.

Baby Boo