Pesë shtetet që sollën më së shumti turistë në RMV

SONY DSC

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator janë regjistruar 68 578 turistë, të cilët kanë kaluar 165 486 net si turistë në vend.“Numri i turistëve në shtator të vitit 2021 është 68 578, nga të cilët 46.5 % janë turistë vendor dhe 53.5 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në shtator të vitit 2021 është 165 486, nga të cilat 48.8 % janë turistë vendor dhe 51.2 % janë turistë të huaj”, njoftojnë nga Enti.

Raportohet që sivjet nga janari deri në shtator, numri i turistëve është rritur për 49.8 %, në krahasim me vitin e kaluar. Numri i turistëve vendor është rritur për 23.0 %, ndërsa i turistëve të huaj është rritur për 127.0 %. Nga gjithsej 36 670 turistë të huaj, 3 920 kanë ardhur nga Polonia, 3 855 nga Turqia, 3801 nga Serbia, 2 547 nga Gjermania, 1 974 nga Greqia, etj.

Baby Boo