Pesë raste të reja me Kovid-19 në Dibër


Në Dibët sot janë disgnostifikuar raste të reja me Kovid-19. Sipas epidemiologut Moentor Mela, nga 15 teste të bëra, pozitivë kanë rezultuar pesë persona, që do të thotë rreth 33 për qind e të testuarve.

“Me pesë rastet e reja të diagnostifikuar deri më tani numri i të infektuatve me virusin e rrezikshëm ka arritur 257 persona nga komua e Dibrës dhe Qendrës Zhupë. Prej tyre në fazën e dytë të sëmundjes, gjegjësisht nga pesë qershori, kur sërish u kthye në këto hapësira janë 206 persona për dallim nga faza e parë e sëmundjes, kur kishte 51 raste, prej tyre dy në Qendër Zhupë, ndërsa të gjithë të tjerët ndërsa të tjerët në qytetin e Dibrës, tani sëmundja është e pranishme pothuajse në të gjitha vendet e banuara në dy komunat” deklaroi Mela udhëheqës i Njësisë punuese të Qendrës për shëndet publik në Dibër.

Arsyeja për këtë, shton Mela, është mosrespektimi i masave për mbrojtje, para së gjithash mbajtja e ahengjeve familjare, kafenetë e mbushura në qytet dhe plazhet në Liqenin e Dibrës.

Apelon në ndërgjegjësim më të madh tek qytetarët nga dy komunat në respektimin e rekomandimeve. Theksoi se në fazën e dytë numri më i madh i të infektuarve të rinj janë nga grupmosha e të rinjve, mes tyre edhe tre foshnja deri në moshën njëvjeçare.MIA

Baby Boo