Pesë persona nga Klinika Dermatologjike pozitiv në koronavirus, Filipçe: Janë në izolim shtëpiak


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se pesë persona nga Klinika Dermatologjike kanë rezultuar pozitivisht ndaj virusit CoVid-19.

Filipçe ka thënë se pesë personat janë kolegë të drejtoreshës së klinikës e cila kishte rezultuar pozitivisht.

“Nga 29 pacientët të sapo prekur, pesë janë nga spitali për sëmundje të lëkurës. Ata nuk kanë pasur asnjë simptomë por, kanë rezultuar pozitiv në teskt. Të gjithë janë në gjendje të mirë, rezultatet I kanë pritur në izolim shtëpiak dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë aty”, tha Filipçe.

Ndryshe, sot është shënuar edhe viktima e tretë nga virusi Covid-19. Si pasojë e këtij virusi, jetë ka ndërruar pacientja 66 vjeçare nga Dibra e cila ishte tashmë disa ditë në aparatet për frymëmarje.

Baby Boo