Pesë minuta zgjati takimi Zaev – Mickoski


Takimi mes kryeministrit Zoran Zav dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Qeveri ka mbaruar për 5 minuta, njofton Portalb.mk.

Tema e bisedës ka qenë marrëveshja për zgjidhjen e çështje së emrit, e cila dje është arritur mes kryeministrave Zaev dhe Aleksis Cipras nëpërmjet telefonit. Paraprakisht, Mickoski është takuar edhe me presidentit e shtetit, Gjorge Ivanov, por nuk ka deklaruar se për çfarë kanë biseduar.

Pas takimit, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se ai kërkoi takim që të informohet për marrëveshjen, megjithëse tha se qëndrimi i tij nuk ndryshohet, por vetëm se është forcuar më shumë.

“Unë kërkova takim që ta marrë marrëveshjen. Do të realizojmë takime edhe me palën tjetër, si Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Fetare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, dhe me grupe tjera shoqërore, kështu që do të doja të kemi një diapazon më të gjerë të dijeve. Kryetarit Ivanov ia kemi përsëritët pozitën tonë, pozitën time, të VMRO-DPMNE-së”, tha Mickoski.

Sipas Micskoskit, në konferencë për shtyp tha se kjo marrëveshje është “kapitulluese” për Maqedoninë, ndërkaq ai tha se do të kërkojë nga Zaev që t’i dorëzohet me shkrim e tërë marrëveshja me Ciprasin.

Baby Boo