PESË JETIMËT JETOJNË NË NJË DHOMË, SHTËPIA GATI TË BIE, KËRKOJNË NDIHMË


Në këtë dhomë jetojnë 6 anëtarët e familjes Ibrahimi nga Tetova.

Këto dy krevate që i kanë nuk mjaftojnë për pesë fëmijët e nënës Dhurata.

Asaj iu vështirësua gjendja ekonomike kur burri i saj ndërroi jetë para një viti. Që atëherë ajo e vetme kujdeset për fëmijët e saj.

Dhurata Ibrahimi është nga Shqipëria, por e martuar në Tetovë.

“Unë jam prej Shqipërisë e martuar këtu në Tetovë. Kur erdha këtu burri ndonjëherë punonte ndonjëherë jo. Jeta sikur e shihni edhe vet. Pasi i linda fëmijët burrin e nxjerrën prej punës, vet mundohesha të punoj me ju  siguruar fëmijëve jetesën. Jetën e kemi çuar me zor. Jeta shumë e rëndë edhe pa shtëpi, me një dhomë këtu jemi”, tha Dhurata Ibrahimi.

Nëna e pesë fëmijëve, nuk merr ndihmë sociale.

Ajo thotë se ka një vit që mban sytë kah dera e shtëpisë duke pritur ndihmat e bamirësve.

Për ta rënduar situatën më shumë, edhe kjo shtëpi prej një dhome ka filluar edhe të shembet.

“Edhe vet tani nuk mund të punoj, kamë bërë tre operacione, edhe me unazat kamë probleme dhe nuk mund të punoj. Këtë fëmijë e kam me autizëm. Ky fëmijë ka nevojë që prindin ta ketë afër, është ende me pelena”, tha Dhurata Ibrahimi.

Fëmija më i vogël i familjes i ka 8 vjet ndërsa më i madhi është 23 vjet. Djali më i madh deri sa ishim tek shtëpia e tij kishte dal për të kërkuar punë.

Vizita jonë ngjalli shpresat për një jetë më të mirë në këtë familje. Ata shpresojnë se njerëzit human së shpejti do tu trokasin në derë për tua zgjatë dorën.

Baby Boo