Pesë anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre


Policia gjermane zbuloi të shtunën trupat e pesë personave, përfshirë tre fëmijë, në qytetin Königs Wusterhausen në Brandenburg.Viktimat kishin shenja se ishin qëlluar dhe therur me thikë, thanë zyra e prokurorit publik dhe policia në një deklaratë të përbashkët.“Ne po punojmë mbi supozimin se kjo është një vrasje”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia tha se mori një telefonatë nga një person pak para mesditës, i cili ishte i shqetësuar se banorët e shtëpisë nuk ishin parë të lëviznin. Dëshmitarët raportuan gjithashtu se kishin parë njerëz të vdekur në shtëpi. Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, është konstatuar se personat kishin vdekur.

Tre nga të vdekurit ishin fëmijë të moshës 4, 8 dhe 10 vjeç. Dy të rriturit ishin të dy të moshës 40 vjeç, tha policia.Trupat u gjetën në një shtëpi familjare të vendosur në shtetin e Brandenburgut, i cili kufizohet me kryeqytetin, Berlin.

Baby Boo