Përurohet objekti i ri i Ministrisë së Grubit, por iku nga pyetjet e gazetarëve


Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi së bashku me kreun Ali Ahmetin dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi afro gjysmë ore pritën kryeministrin e vendit Zoran Zaev në korridorin e objektit të ri në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Nikoqirët pritën te dera kryeministrin, e ai me të hyrë uroi Vitin e Ri.

Grubi në fillim ia dha fjalën Zaevit.
Zaevi tha se kjo ministri është e rëndësishme për zhvillimin e multikulturalizmit në vendin tonë.
“Kjo hapësirë ​​është falë mundësisë që vet Qeveria dhe ministrat nën udhëheqjen e zëvendës-kryeministrit të Parë për të paguar 620 milion denarë apo 10 milion euro, një pjesë e madhe e fondeve të kursyera, që objektin e Shoqërinë Aksionare t’ia blen zyrat dhe njëkohësisht ta kthejë kredinë”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Pas fjalimit Zaevi ia lëshoi mikrofonin Grubit por ai i dha hapsirë kryeministrit për tu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke aluduar se ai do ta marrë fjalën pas Zaevit.
“Unë do të flas pas juve. Po mundet pyetje për zëvendëskryeministrat edhe për mua”, u shpreh Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë.
Por si duket Grubi u bë pishman. Nuk deshi të thotë asnjë fjalë për hapjen e objektit të ri që udhëheq vetë ai.
“Nuk ka nevojë. Të gjitha i tha kryeministri”, shtoi zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Ndryshe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka për obligim të mbajë funksionimin e sistemit politik dhe koordinimin e mbështetjes së Qeverisë në realizimin e prioriteteve strategjike që kanë të bëjnë me detyrimet që burojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Baby Boo