Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?

CIVIL – Qendra për Liri dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBP (MCMS)) organizojnë konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?”, më 4 korrik në hotelin Kontinental, me fillim në ora 11.

Baby Boo

Kryeministri Zoran Zaev, ambasadorë të vendeve anëtare të BE, liderë partiakë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare do të flasin për aspekte të rëndësishme të perspektivave të Maqedonisë, përvojat, detyrat, sfidat dhe përfitimet nga integrimet në BE dhe NATO, për marrëveshjen me Greqinë dhe nevojën për ndërtimin e fqinjësisë së mirë.

Konferenca do të jetë mundësi e shkëlqyer që para syve të opinionit, të këmbehen mendimet dhe qëndrimet në një diskutim të argumentuar, me kyçje të më tepër palëve të prekura dhe vendimmarrësve. Është kontribut i Civilit dhe MCMS për forcimin e vendimeve të rëndësishme të cilat duhet të merren në nivel shtetëror, si dhe në të cilat qytetaret dhe qytetarët do të jenë pjesë e procesit të sjelljes së këtyre vendimeve, Me këtë konferencë i jepet përparësi dialogut politik dhe diskutimit të bazuar në fakte, përballë dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme. 

Konferenca është pjesë e projektit “Media të Lira për Shoqëri të Lirë”, të cilin e zbaton Civili me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë. 

Organizatorët do të sigurojnë përkthim simultan në gjuhët maqedonase, shqipe dhe angleze. Organizatorët i lusin të interesuarit ta paralajmërojnë prezencën e tyre në [email protected] ose në tel. 02/520 91 76, më së voni deri të hënën, 2 korrik, ora 16. Në paralajmërimin duhet të paraqitet emri, mbiemri, institucioni, pozita dhe telefoni për kontakt.

Prezencë e paralajmëruar deri më 27 qershor: 9 parti politike, 7 ambasada, 11 OJQ.

Restorant Lumare