Personi që kërc*ënohej me vr*asjen e gazetarëve, ftohet në polici


Pas publikimit të tekstit “Profili me emrin Arben Esati kërcë*nohet me vr*asjen e gazetarëve”, MPB ka dalë me reagim ekspres. Për shprehjet ekstremiste të urr*ejtjes dhe kërcë*nimet ndaj gazetarëve nga media të ndryshme, informoi ekipi monitorues i CIVIL, ndërsa organizata kërkoi reagim adekuat nga institucione relevante. Menjëherë pastaj edhe SHGM ka dalë me kumtesë në të cilën kërkoi reagim të shpejtë nga MPB dhe Prokuroria Publike.

CIVIL mëson se personi për të cilin bëhet fjalë në tekst, i cili në rrjetet sociale paraqitet me emrin “Arben Esati”, është ftuar në stacion policor dhe me të është realizuar bisedë zyrtare. Në kordinim me prokurorinë publike do të ngritet procedurë adekuate.
Ekipi monitorues i CIVIL

Baby Boo