Personat me pengesa në të pamurit, KSHZ lehtëson votimin ditën e referendumit


KSHZ ka përgaditur shabllone të veçanta të alfabetit të Brajit, me të cilën këta persona më lehtë do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit duke lexuar dhe votuar vetë më 30 shtator. Shabllon i njëjtë parashikohet për herë të parë edhe për nënshkrimin e tyre në librin e regjistrit të votuesve.

“Edhe këtë vit do të kemi shabllone me alfabeti braj për personat me pengesa në të pamurit.Veçmë ka filluar procedura për përgatitjen e tyre dhe shumë shpejtë do të bëhet kontrollimi i të njëjtave. Për çdo vendvotim brenda dhe jashtë vendit është paraparë të ketë një shabllon të alfabetit braj, ndërsa këtë vit për herë të parë implementojmë edhe shabllonin e alfabetit braj për nënshkrimin e personave me pengesa në të pamurit në librin e regjistrit të votuesve”, tha Ljupka Guguçevska, nga KSHZ.

KSHZ njëherit propozon që anëtarët e bordeve zgjedhore të kenë të drejtë të përcaktojnë votues të cilët do të ndodhin ne momentin e votimit, e që do duhet t’i ndihmojnë vullnetarisht personat me aftësi të kufizuara për ti shoqeruar deri tek vendi i votimit, KSHZ mund të bëjë vetëm mbështetje administrative, ndërsa për lehtësime në qasjen e personave duhet të merren institucionet të cilat udhëheqin me këtë kategori njerëzish, sepse në KSHZ nuk parashihen mjete financiare për këtë qëllim. KSHZ ka kërkuar nga autoritetet komunale, që aty ku është e mundur, personave me aftësi të kufizuara, tju mundësohet votim në përdhesë, madje duke përshtatur qasjen deri tek vendvotimi.

“Mbështetja jonë në këtë drejtëm është administrative, ndërsa mjetet për investimin në rampa, ashensore e gjëra tjera për lehtësimin e qasjesës së personave me aftësi të kufizuara duhet të sigurohen në buxhetin e institucioneve të cilët udhëheqin me të. Në buxhetin e KSHZ-së nuk janë parashikuar mjete për aktivitete të tilla”, tha Guguçevska.

Votimi i personave me nevoja të veçanta në të gjitha ciklet e deritanishme zgjedhore u vërtetua si mision i pamundur, i vështirë , sepse një pjesë e madhe e vendvotimeve plotësisht apo pjesërisht nuk ofrojnë kushte që kjo kategori e njerëzve të mund të dalin dhe të japin votën e tyre.

Baby Boo