Persona të maskuar e sulmojnë një burrë në Leposaviq, ia heqin targat e veturës


Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar nga dy persona të maskuar të mërkurën në Leposaviq.

Ai ka thënë se të maskuarit ia kanë hequr edhe targat e veturës së tij.

Policia po e heton këtë rast.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Baby Boo