Persona me nevoja ndryshe me qendra multifunksionale në Gostivar (VIDEO)


Mexhiti ishte i pranishëm në prezentimin e qendrës së parë multifunksionale për personat me nevoja ndryshe në Gostiva. Aji mori vemendjen e të gjithëve duke u fotografuar me gazetaret, kryetarin e komunës së Gostivarit dhe duke e bërë siç thoshte aji stilin e Ronaldos.

Nëna e tij tha se kjo qender është shumë e rëndësishme për këta persona, për tu socializuar dhe për tu trajnuar që në të ardhmen të gjejnë edhe punë pas trajnimeve që do të ofroje kjo qender. Ndërsa Lavdërim Jashari prind i dy fëmijeve me nevoja ndyshe pas trajnimit tre mujor që kishte mbaruar në këtë qender i ofrohet edhe mundësi punësimi.

”Jemi mirënjohes me Margaritën që më ka punësuar, që gjithësesi pa punë jam me qira jam, me erdhi mirë që u bë kjo dhe tani jam i punesuar” – deklaroi Lavdërim Jashari, prind

Në prezantimin e qendrës së parë multifunksionale për personat me nevoja ndryshe, ishin të pranishem edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenchevska, ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Hulman dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorjan dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

‘‘UNDP na suportoi me idenë kurse ambasada e Zvicrës apo qeveria e Zvicrës na ka ndihmuar edhe me mjetet financiare kështu që këtu kemi gërshetim të disa komponentave’‘ – Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit. Kjo qender do të ofroje trajnime të ndryshme për 70 përsona me nevoja ndryshe nga mosha 15 që në të ardhmen të mund të gjejnë punë neper kompani të ndryshme, Në Gostivar në kompani të ndryshme duke përfshirë edhe kompanitë private janë të punësuar mbi 30 persona ndërsa në komunen e Gostivarit të punësuar janë vetem 2 persona me nevoja ndryshe. /KlanMacedonia/

Baby Boo