Përshkallëzohet konflikti në Ukrainën lindore, vijojnë bom*bardimet

DONETSK, UKRAINE - FEBRUARY 18, 2022: A car blown up on a parking lot outside a government building in central Donetsk. On February 18, 2022, the heads of the separatist republics of Lugansk and Donetsk, Leonid Pasechnik and Denis Pushilin, announced a mass evacuation of residents of the republics amid the evolving threat of combat actions; Russia agreed to receive the evacuees. Nikolai Trishin/TASS (Photo by Nikolai TrishinTASS via Getty Images)

Sinjale shqetësuese vijnë nga rajoni i Donbas në Ukrainën lindore, në kontroll të separatistëve pro rusë, transmeton Reporteri.net.

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë thanë se një shpërthim automjeti në një bastion separatist të mbështetur nga Rusia ishte një su*lm i organizuar për të nxitur tensionet në Ukrainën lindore, raporton CNN.

Kievi akuzon rebelët për 60 shkelje të armëpushimit gjatë 24 orëve të fundit dhe thotë se një ushtar ka mbetur i pla*gosur. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë garanton se nuk ka ndërmend të nisë një ofensivë kundër pozicioneve të separatistëve.

Zyrtarët thanë se një automjet është hedhur në erë në parking të ndërtesës së Qeverisë.

Kremlini në anën tjetër shprehet i alarmuar lidhur me lajmet për shtim të bom*bardimeve në Donbas, me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov që tha se po përdoren edhe ar*më të ndaluar nga marrëveshja e Minskut.

“Ne mendojmë se ky është një inskenim dhe një provokim”, tha për CNN Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit e përshkroi atë si një “operacion të flamurit të rremë” dhe tha se incidentet si shpërthimi i automjetit dhe thirrjet nga liderët separatistë për t’u evakuuar për shkak të agresionit të dyshuar ukrainas përfaqësonin “përpjekje të mëtejshme për të errësuar përmes gënjeshtrave dhe dezinformatave se Rusia është agresori në këtë konflikt”.

Baby Boo