Përshkallëzohet konflikti Izrael-Palestinë, OKB: Po shkojmë drejt një lu*fte të plotë


Izraeli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod pas trazirave nga arabët izraelitë, ndërsa konf*likti midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë u intensifikua.
12 njerëz u raportuan të pl*agosur në përl*eshjet që kryetari i bashkisë së Lod i krahasoi me një luftë civile.
Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu su*lme të mëdha ajrore në Gaza.

Mbi 40 njerëz kanë vd*ekur në dhu*nën më të rëndë në vite.
Militantët palestinezë thanë se ata qëlluan me qindra raketa në drejtim të qytetit izraelit të Tel Aviv pasi një s*ulm ajror izraelit shkatërroi të martën një bllok kullash në Rripin e Gazës.
Ushtria e Izraelit thotë se po synon militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve me raketa në Jerusalem dhe zona të tjera.

Luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në Jerusalem, në vendin që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.
Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dyja palëve t’i japin fund përshkallëzimit. I dërguari i paqes i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se dhuna po përshkallëzon drejt një lufte të plotë.
Të paktën 35 palestinezë, përfshirë 10 fëmijë dhe pesë izraelitë janë vrarë në dhunën e deritanishme, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Baby Boo