Përsëri arrestime për mjete piroteknike në Tetovë, sekuestrohen mbi 2500 lëndë piroteknike, arrestohen dy persona


Sot (19 dhjetor) rreth orës 13:40, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë ndaluar 53-vjeçarin H.M. nga Çellopeku i Tetovës ku i janë gjetur dhe konfiskuar 1686 copë mjete piroteknike dhe dhjetë minuta më parë po në sheshin e Tetovës është ndaluar 20-vjeçari nga Tetova M.B. me 885 copë lëndë piroteknike. Në koordinim me prokurorin publik pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit për të dy personat do të përgatiten parashtresat e parashikuara me ligj.

Baby Boo