Përplasje verbale në mes zëdhënësve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së


Përplasje verbale në mes zëdhënësve të partive maqedonase, Naum Stoillkovski dhe Darko Kaevski, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Në fakt ka qenë Naum Stoillkovski, ai i cili e ka ndërprerë konferencën për shtyp të Darko Kaevskit, duke i thënë se “që në moshën 30-vjeçare ka arritur që në xhirrollogarinë e tij të ketë 4 milionë euro”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kaevski ishte duke mbajtur konferencë, në të cilën kërkonte dorëheqje nga udhëheqësia e OBRM-DPUKM-së, pas pranimit të fajit të disa prej të akuzuarve në rastin “Titanik”. Stoillkovski nuk e la ta Kaevskin ta përfundojë konferencën, ndërsa në një moment i kërkoi që edhe të shkojnë në zgjedhje të reja kuvendare.
Kjo përplasje verbale e dy zëdhënësve u xhirua e gjitha nga kamerat./Telegrafi/

Baby Boo