Përplasje të reja mes BDI-së dhe Komunës së Gostivarit


Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dega e Gostivarit, ka akuzuar sot kreun e komunës Arben Taravari se lejon ndërtime të egra të objekteve  private në vendin e paraparë për fushë sportive. Ata madje akuzuan se, edhe firma që ndërton këtë objekt, është në lidhje familjare me Taravarin.

Banorët e zonës së tetë të qytetit kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndërtimin e egër që tash ndërtohet në sipërfaqen e cila, sipas planit gjeneral dhe planit detal urbanistik – Bllok 24, është paraparë terren sportiv, nga kompania ndërtuese Leart Projekt Gostivar, pronë e familjarit të afërt të Taravarit. Duke mos iniciuar masa ligjore inspektuese në terren nënkuptojmë që Taravari përkrah dhe nxit kaosin urbanistik”- deklaroi Bashkim Hasani, Nënkryetar i degës së BDI-së Gostivar.

Nga ana tjetër, kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka hedh poshtë akuzat e lëshuara, duke i cilësuar ata si tendencioze.

Nëse ndonjëherë është punuar me procedura në komunën e Gostivarit – janë këto tetë apo nëntë muaj, duhet të nxjerrin dëshmi se kemi dhënë ndonjë leje pastaj flasim. Unë i kam inkurajua edhe partitë politike edhe qytetarët edhe shoqatat, për gjitha parregullsitë që mendojnë se ekzistojnë unë kam këtu dokumentacionin le të vinë ta shohin dhe ta paraqesin në organet kompetente” – u shpreh Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Nga dega e BDI-së e Gostivarit, kanë paralajmëruar padi në organet gjyqësore, për shkeljet që bëhen nga ana e kreut të Komunës, Arben Taravari .

Bashkim Sulejmani

Baby Boo