PËRPLASJE PËR SHTËPINË MALORE NË PELISTER ALPINISTËT VETË E RINOVOJNË SHTËPINË “KOPANKI”


https://www.facebook.com/tv21hd/videos/235531417110622/

Çdo fundjavë në orët e mëngjesit, një grup alpinistësh dhe rekreativë drejtohen drejt Parkut nacional “Pelister”, të vendosur që ta riparojnë shtëpinë malore Kopanki, e cila u dogj tërësisht para 5 viteve. Ata nisen nga Manastiri me veturë deri te hoteli Molika. Më pas vazhdojnë në këmbë deri te shtëpia malore e cila është në lartësi mbidetare prej 1.600 metrave. Nëse teleferiku nuk punon, ata janë të detyruar që materialet ndërtimore t’i bartin vetë. Thonë se merren vesh shumë mirë mes vete dhe se secili ndihmon aq sa ka mundësi.

 

Është bukur që të punohet në këtë lartësi mbidetare, tha Hristo Gakov – Alpinist.

 

Njerëzit nga klubi alpinist-sportiv, të cilët menaxhojnë këtë objekt, thonë se nuk kanë mjete të mjaftueshme për rinovim të përgjithshëm. Financiarisht deri më tani u kanë ndihmuar një numë i madh i kompanive dhe persona fizik, por ata mjete nuk janë të mjaftueshme.

Pas 5 viteve premtime dhe pritje që shteti dhe komuna të ndihmojë, këtë verë aksionet e punës nën moton ” Kopanki për të gjithë, të gjithë për Kopankin” u iniciuan nga Klubi i alpinist-sportiv “Pelister” i cili menaxhon me këtë objekt. Punët ndërtimore zhvillohen sipas planit të përpiluar. Ajo që është bërë deri më tani, është bërë me ndihmën e kompanive dhe personave fizike.

Projekti ndërtohet me materiale të forta, të mos jetë me dërrasa. Shpresojmë se në këtë sezon ndërtimore të vendosim njërën plloçë në katin e parë. Deri më këtu kemi mjete financiare. Do të organizojmë edhe aksione pune, ndërsa më tutje do të shohim, tha Dimçe Popov , Kryetar i KAS “PELISTER”

Këshilli i komunës së Manastirit ka sjellë përfundim dhe u angazhua që nga buxheti komunal të sigurohen 100.000 euro për rinovimin e Kopanki-të. Por vetëqeverisja lokale kërkon që KAS “Pelister” të ua jap menaxhimin, për shkak se, siç thonë, komuna nuk ka bazë ligjore për të investuar në pronë private dhe për këtë gjë i kanë informuar edhe alpinistët.

 

U ishte bërë thirrje dhe u ishte thënë që të na kthejmë pronësinë, Manastiri do ta bëjë këtë. Ndërsa pas kësaj, këshilli do të përcaktojë për sa vite do ta udhëheqin atë. Propozimi, pa u menduar u refuzua. Sipas meje, atyre njerëzve nuk u është me rëndësi nëse do të rinovohet Kopanki, tha Natasha Petrovska – kryetarja e Komunës së Manastirit.

Ndërkohë, u prononcua klubi i skijatorëve Pelister prej ku kërkuan revizion të privatizimit të shtëpisë dhe hapje të të gjitha procedurave në lidhje me atë se si klubi malor është bërë pronar i Kopanki-t. Ata thonë se janë ankuar se në mënyrë të padrejtë janë lënë anash nga procesi i transformimit. Nga KAS “Pelister” thonë se shtëpia malore Kopanki është në pronësi të tyre dhe se për këtë gjë kanë dokumentacion, por thanë se ata janë vetëm rojtarë, ndërsa pronarë janë alpinistët dhe qytetarët e Manastirit. Përderisa  zgjasin përplasjet për pronësinë e Kopanki, ende nuk dihet nëse alpinistët dhe autoritetet komunale do të merren vesh për rinovimin e këtij vendi rekreativ për qytetarët e Manastirit.

Baby Boo