Përplasje Francë-Turqi, revista franceze e quan Erdoganin diktato


E përjavshmja franceze “Le Point” u vu në qendër të sulmeve nga mbështetës të presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, për shkak të këtij posteri që reklamon kopertinën e revistës, të titulluar “Diktatori”.

Revista hedh akuza se Erdoan po shtyp kundërshtarët politikë, gjykatësit dhe gazetarët dhe ngre pyetjen se sa larg do të shkojë sundimi i tij.

Por që prej 24 Majit kur doli në qarkullim, mbështetësit e Erdoanit në Francë por edhe në rrjetet sociale lëshuan fyerje të rënda kërcënime, sulmuan vitrinat e kioskave ku revista shitej dhe mbuluan reklamat e saj nëpër rrugë.

Në shumë raste ka ndërhyrë policia franceze. Në mbështetje të revistës doli presidenti francez Emanuel Makron, i cili në Twitter shkroi se “liria e shtypit nuk ka çmim. Pa të ka diktaturë”.

Nga ana tjetër Ankaraja provokoi me një videoanimin të publikuar nga presidenca me rastin e 565 vjetorit të rënies së Kostandinopojës. Erdoan renditet aty i fundit në rangjet e liderëve që e kanë bërë Turqinë madhështore, duke nisur nga Mehmet pushtuesi që mori kryeqendrën e atëhershme të Bizantit, deri tek Qemal Ataturku.

Baby Boo