Përplasje e frikshme ndërmjet një kamioni të Coca-Cola dhe një të Pepsi në Venezuelë – më së keqi e pëson një kalimtar


Disa pamje të publikuara kanë kapur momentin kur një kamion i Coca Cola përplaset me një kamion Pepsi i cili më pas përplaset me një kalimtar, duke e lënë atë të lënduar.
Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë kamionin e kuq që bart tonelata Coca Cola dhe që përplaset në anën e kamionit blu që mbante produkte Pepsi.

Shoferi i kamionit blu duket se sheh vagonin e Coca-Cola teksa i afrohet një kryqëzimi të rrugëve dhe duket se po përpiqet të largohet nga rruga.
Por kamioni i kuq nuk ndalet dhe përplaset në anën e kabinës.

Pas kësaj, kamioni Pepsi përplaset në mënyrë shokuese me një këmbësor në trotuarin e rrugës teksa ai përpiqet të ikë, duke e lënë të gjakosur dhe të përplasur në tokë pas së cilës dy veta i afrohen për ta ndihmuar.

Përplasja tronditëse ndodhi të premten, më 28 janar, në Maracaibo, qyteti i dytë më i madh në Venezuelë.

Baby Boo