Përplasja me armë në Tiranë, tre të plagosur, njëri rëndë


Zbardhen detaje nga perplasja me arme qe ndodhi mbreme ne zonen e Kinostudios ne Tirane. Policia ben me dije se kane mbetur te plagosur me arme zjarri tre persona, njeri prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore.

Informacioni paraprak

Më datë 28.06.2018, rreth orës 23:54 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjëndje më të rëndë shëndetësore).

Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo